Plagoset një person në Prishtinë

Një person është plagosur nga arma e zjarrit sonte në Prishtinë.

Sipas zëdhënëses së Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti rreth orës 21: 00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “George Bush në Prishtinë.

“Pas marrjes së informatave në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore të cilat menjëherë kanë arrit të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin , I.I 33 vjeçar, te i cili është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri”, tha Ahmeti.

Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.

LEXO EDHE:

Back to top button