Vritet një i ri nga Gostivari

Vritet një i ri nga Gostivari

Pak më parë ka ndodhur një përleshje me armë zjarri në Gostivar ku një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe pas dërgimit në spital raportohet të ketë ndërruar jetë, shkruan Alsat.
Rastin në polici e ka paraqitur mjeku kujdestar i spitalit të Gostivarit.
Ekipi i policisë dhe prokurorit përgjegjës për momentin janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë në zbardhjen e rastit.
“Sonte (17-shtator) rreth orës 19:40 në SPB -Tetovës është raportuar se në Spitalin e Gostivarit “Ferid Murad” është sjellë 28-vjeçari G.A. nga Gostivari, i cili ka qenë i lënduar me një plagë hyrëse-dalëse me armë zjarri në kokë. Atij i është dhënë ndihma mjekësore, por i njëjti vdiq nga plagët e mara. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në raportin e Policiaë./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button