Plan i qartë: De Zerbi dhe katër përforcime të reja

Sipas “Elnacional.es”, Roberto De Zerbi është një emër që pëlqehet shumë nga Barcelona dhe mund të jetë zëvendësuesi i Çavi-t, në rast se ndarja do të konkretizohej. Në këtë rast, siç ka bërë të ditur portali në fjalë, trajneri italian duke se i ka të qarta idetë në lidhje me blerjet dhe shitjet.

Në lidhje me lojtarët që De Zerbi do t’i largonte menjëherë, emrat janë ato të Oriol Romeu, Serhi Roberto dhe Markos Alonso, përveç Ansu Fati, që trajneri e ka pasur te Brajtoni dhe nuk e ka bindur. Ish-trajneri i Shakhtar Donetsk duket se ka gati edhe listën për blerjet e mundshme.

Dy do të vinin nga Brajtoni dhe do të bëhej fjalë për Mitoma-n dhe Estupinan. Më pas është Vilfries Ndidi, i cili do të merrej me kosto zero duke parë se është drejt skadencës së kontratës me Lesterin dhe në fund do të konfirmonte Zhoao Kanselo-n, i cili është huazuar nga Man. Siti.

Tani mbetet për t’u parë nëse Barcelona do ta largojë me të vërtetë Çavi-n dhe nëse do të thërrasë De Zerbi-n për ta zëvendësuar. Në rast se kjo do të ndodhë, atëherë skuadra do të jetë gati.

LEXO EDHE:

Back to top button