Plani i madh në boks, të zhvillohet turneu “kampioni i kampionëve”

Pas dështimit të marrëveshjes për një duel të madh për unifikimin e titujve kampionë bote në peshën e rëndë mes Tajson Fjurit e Oleksandr Usyk, promotori i njohur i boksit Edi Hern ka hedhur një ide provokuse. Ai kërkon që 4 boksierët më të mirë të këtij Divizioni të përballen mes tyre dhe më pas, dy fituesit të duelojnë për të nxjerrë më të mirin.

Hern ka gati planin e ndeshjeve, ku sipas tij do të kemi derbin britanik Fjuri-Xhoshua dhe si sfidën tjetër Usyk-Uajlder. Pra, një lloj gjysmëfinale. Më pas, fituesit e këtyre dy dueleve do të përballen mes tyre për të nxjerrë kampionin e madh të padiskutueshëm të peshës së rëndë.

“Meqë nuk do të zhvillohet sfida Usyk-Fjuri dhe nëse Xhoshua mposht Franklin më 1 prill, atëherë le të mbledhin më të mirët. Xhoshua përballë Fjurit dhe Usyk përballë Uajllderit. Fituesit marrin kurorën e kampionit”, u shpreh Eddie Hearn, që ka marrë përsipër edhe organizimin e këtyre sfidave, që mund të nisin në gjysmën e dytë të këtij viti.

Një ide mjaft tërheqëse, sidomos për fansat e boksit, me Fjurin që mban titullin e kategorisë VBC, ndërsa Usyk mban titujt e kategorive VBA, VBO e IBF. Ndërkohë që Xhoshua dhe Uajllderi, dikur kanë qenë kampionë bote dhe i mbanin këto tituj. Gjithçka është e mundur.

LEXO EDHE:

Back to top button