Plani strategjik me Uashingtonin, pjesë e programit qeveritarë

Plani strategjik me Uashingtonin, pjesë e programit qeveritarë

Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi Planin e Veprimit, i cili buron nga Dialogu strategjik me Uashingtonin. Siç informuan, ky plan është përgatitur me partnerë amerikanë dhe bëhet pjesë e programit të rregullt të Qeverisë. Plani përfshin reformat në drejtësi dhe luftë kundër korrupsionit. Në fushën e mbrojtjes janë planifikuar stërvitje të përbashkëta të ushtarëve nga vendi dhe atyre amerikanë, si dhe modernizimi i pajisjeve ushtarake. Në planin ekonomik, pritet që në vend të hapet edhe përfaqësia rajonale e korporatës amerikane për financim dhe zhvillim ndërkombëtar. SHBA përmes aktiviteteve do të mbështesë edhe një plan për diversifikimin në sektorin e energjisë, si dhe vizita të investitorëve amerikanë. Në të njëjtën kohë, do të punohet edhe për futjen e linjës direkte Shkup-Nju-Jork, si dhe hyrje në program qëllimi përfundimtar i të cilit është regjimi pa viza në SHBA për qytetarët e Maqedonisë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button