Plas sherri mes anëtarëve të “Torcidës” dhe stjuardëve në stadiumin në Pulë

Shenja e fundit të gjyqtarit në ndeshjen mes Istra-s dhe Hajduku-t në Pula, shënoi fillimin e kaosit në kampionatin elitar kroat të futbollit. Skuadra nga Spliti shënoi fitore 2:0 dhe siguroi vendin e pare në kampionatin kroat të futbollit. Dhe kur lojtarët janë afruar për të festuar fitoren së bashku me tifozët e tyre, kanë filluar trazirat.
Disa anëtarë të tifozëve të Hajdukut, “Torcidës”, kanë zbritur nga tribuna në fushë, andaj stjuardët kanë reaguar shpejtë dhe aty ka shpërthyer një sherr, ku kanë mbetur të plagosur disa persona. Mirëpo gjithçka është qetësuar me ardhjen e policisë, e cila menjëherë ka vënë rend në fushë dhe tribuna. Vlen të pëmendet se në fushë ishte edhe futbollisti kosovar, Emir Sahiti, që luanë për skuadrën e Hajdukut nga Spliti.