Platforma e punësimit Linkedin pushoi 3% të punonjësve
Platforma e punësimit Linkedin pushoi 3% të punonjësve

LinkedIn tha se po pushonte nga puna 100 punonjës, të cilët përbëjnë rreth 3% të fuqisë punëtore të saj. Shkurtimet e vendeve të punës vijnë pas më shumë se 700 pushimeve nga puna që kjo platformë online punësimi njoftoi në pranverë.
Në maj, kjo kompani njoftoi një valë pushimesh nga puna. Njoftimi thoshte se të ardhurat vjetore të kompanisë arritën në 15 miliardë dollarë për herë të parë në vitin fiskal që përfundoi në qershor. Platforma me bazë në Sunnyway, Kaliforni fiton para nga reklamat dhe nga përdoruesit që paguajnë për shërbimet premium.
LinkedIn thotë se ka afërsisht 19,500 punonjës. Kompania u dërgoi një email punonjësve të saj duke i informuar ata për hapat e fundit që ka ndërmarrë për të përmirësuar gatishmërinë dhe reagimin. Në email kompania pretendon se po i ndërmarrin këto hapa duke pasur parasysh planet afatgjata të kompanisë, raporton Business Insider.