“Play-Off” për italianët? Interi mund të sfidojë Murinjon, Juventusi ka rrezikun turk

Play-off-et e Ligës së Kampionëve përfaqësojnë pikën ku iluzionet marrin fund dhe mbetet vetëm realiteti i futbollit europian.

Për skuadrat italiane, kjo fazë është testi i vërtetë i pjekurisë, karakterit dhe ambicies. Interi, Juventusi dhe Atalanta hyjnë në këtë filtër të pamëshirshëm me objektiva të ndryshme, por me të njëjtin detyrim: të provojnë se i përkasin elitës kontinentale.

Me renditjen tashmë të përcaktuar, janë bërë të ditur çiftet e mundshme për “play off”-et dhe 1/8 finale të Ligës së Kampionëve. Në garë janë tri skuadra italiane, të cilat do ta luajnë ndeshjen e kthimit në shtëpi.

Mjaft intriguese është hipoteza e “play off”-it të Interit, që mund të përballet sërish me Hoze Murinjon, i kualifikuar në sekondën e fundit, falë golit në minutën e 98-të nga portieri Trubin, që vulosi fitoren 4-2 ndaj Real Madridit. Alternativa është më e lehtë, por duhet kujdes… Bodø/Glimt u fut me meritë në 24-she falë dy fitoreve radhazi kundër Man. Siti dhe Atletiko Madridit.

Për Juventusin ekziston rreziku Gallatasaraj, me kujtimet e hidhura të sezonit 2013/14. Skuadra e Okan Buruk ka emra të njohur si Viktor Osimhen dhe Mauro Ikardi, si dhe Noa Lang. Më i përballueshëm duket Brugge, edhe pse shfaqi cilësi të mëdha duke shkatërruar Marseille e De Zerbit. Në 1/8, bardhezinjtë mund të përplasen me Federico Chiesa.

Çfarëdo shorti të jetë, Atalanta do të ketë një transfertë shumë të vështirë: ose “ferrin” e Pireut, ose “murin e verdhë” të Borussia Dortmundit. Shorti do të hidhet në Nyon, të premten, ora 12:00. Ndeshjet e para të “play off”-eve do të l;uhen më 17–18 shkurt.

ÇIFTET
Monaco ose Qarabag – PSG ose Newcastle (Barcelona ose Chelsea në 1/8)

Brugge ose Galatasaray – Juventus ose Atlético Madrid (Liverpool ose Tottenham në 1/8)

Bodø/Glimt ose Benfica – Real Madrid ose Inter (Sporting CP ose Manchester City në 1/8)

Borussia Dortmund ose Olympiacos – Atalanta ose Bayer Leverkusen (Arsenal ose Bayern Munich në 1/8).

LEXO EDHE:

Back to top button