Plot 16 ndeshje në Ligën Evropa dhe Ligën e Konferencës

Sonte do të zhvillohen përballjet e para të 1/8 së finales në dy kompeticionet e tjera të UEFA-s, ai i Ligës Europa dhe Ligës së Konferencës. Në Ligën e Europës do ketë ndeshje tejet interesante, ku Roma e pret në shtëpi Atletik Bilbaon.
Man. Junajted udhëton në Spanjë për t’u përballur kundër Real Sosiedadit, ndeshje kjo që nis nga ora 18:45.
Në Ligën e Konferencës vëmendja më e madhe është te Çellsi, të cilët udhëtojnë në Danimarkë për t’u përballur me Kopenhagenin. Në përgjithësi do të zhvillohen 16 përballje interesante në të dyja kompeticionet.