Plot 19 vite pritje për të regjistruar 4 suksese radhazi në Ligën e Kampionëve

Skuadra e Milanit ka sjellë statistika të frikshme si në kohët e arta, kur bënte “ligjin” në Ligën e Kampionëve.
“Kuqezinjtë” e trajnerit Fonsekës, regjistruan triumfin e katërt radhazi në Ligën e Kampioneve, teksa mposhtën Crvena Zvezdën me shifrat 2 me 1.
Hera e fundit që “milanistët” fitonin katër ndeshje radhazi në Ligën e Kampionëve, ishte mes shkurtit dhe prillit të vitit 2005. Asokohe kuqezinjtë regjistruan 5 fitore radhazi.
Plot 19 vite pritje për të regjistruar 4 suksese radhazi në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Europë.