Plot befasi në Ligën e Kampionëve, Lille e Aston Vila me fitore historike

Skuadra e Lille-s me Edon Zhegrovën arritën ta mposhtin 1:0 Real Madridin duke e shkaktuar befasinë më të madhe në Ligën e Kampionëbe.

Por, befasitë kanë vazhduar, pasi që Bajern Munih u mposht në udhëtim nga Aston Villa 1:0. Kjo ishte humbja e parë e Bajern Munihun në fazën e grupeve pas 41 ndeshjeve.

“Është një humbje e hidhur, por Liga e Kampionëve nuk u vendos sot. Duhet të vazhdojmë dhe t’i rikthehemi fitoreve. Leverkuzeni dhe Aston Villa janë dy skuadra që unë i vlerësoj jashtëzakonisht shumë. Ne pesuam shumë pak raste kundër tyre. Ajo që zakonisht e bëjmë kaq mirë, që është të shënojmë gola, për disa arsye ose një tjetër – ka qenë jashte, në shtyllë. Me skuadrën që kemi, nuk do ta shihja kurrë këtë si një trend,” tha mes tjerash trajneri i Bajernit Visent Kompani.

Humbjë të rëndë pësoi Atletiko Madrid që u mposht 4:0 nga Benfika, kurse Juventusi me një lojtar më pak triumfoi 2:3 ndaj Lajpcigut.

LEXO EDHE:

Back to top button