Plotë 11 futbollistë të Realit mungojnë ndaj Alavesit

Real Madridi gjatë këtij sezoni në vazhdimësi ka pasur lëndime të futbollistëve, gjë që ka ndikuar shumë në rezultate. Në prag të ndeshjes me Alavesin, trajneri Çabi Alonso përballet me një situat tejet të vështirë, ku nuk do të ketë në dispozicion plotë 11 futbollistë, apo një formacion të tërë.

Mbrojtja do të jetë problemi kryesor, ku shumica e futbollistëve do të humbasin ndeshjen derisa vetëm dy futbollistë, Raul Asensio dhe Din Huijsen janë të gatshëm të luajnë dhe një shans e vogël për Antonio Rudiger.

Dani Karvajhal, Trent Alexander Arnold, Eder Militao, David Alaba, Ferland Mendi e Alvaro Karreras e Fran Garcia do të mungojnë ndaj Alavesit. Mungesë e madhe do të jenë edhe Eduardo Camavinga, Endrik dhe Kilian Mbape.

Kujtojmë që Çabi Alonso për shkak të rezultateve negative, rrezikojn shkarkimin nga posti i trajnerit të Real Madridit, në rast mos fitore ndaj Alavesit.

LEXO EDHE:

Back to top button