Po ndërtohet kulla më e lartë në botë, do të jetë 1000 metra e lartë
Po ndërtohet kulla më e lartë në botë, do të jetë 1000 metra e lartë

Që kur Burj Khalifa i famshëm 828 metra u ndërtua në Dubai në vitin 2010, konkurrenca në ndërtimin e rrokaqiejve është bërë jashtëzakonisht e ashpër.
Gjegjësisht, pas një pauze të gjatë, në Arabinë Saudite ka vazhduar ndërtimi i rrokaqiellit Kingdom Tower, i cili do të jetë 172 metra më i lartë se konkurrenca.
“Ndërtesa do të ketë një formë të hollë dhe aerodinamike që do të neutralizojë efektet e erës”. Në brendësi të tij, i cili do të ketë një sipërfaqe afërsisht 1.5 kilometra katrorë, do të ketë, ndër të tjera, një hotel, apartamente luksoze, zyra dhe observatori më i lartë në botë me pamje nga Deti i Kuq. Do të jetë në katin e 157-të”, thuhet në raport.
Kingdom Tower në Jeddah pritet të jetë pjesa qendrore e projektit të zhvillimit të qytetit ekonomik të Jeddah, i cili do të synojë rigjallërimin e qytetit.
Vlera totale e projektit llogaritet në 20 miliardë dollarë, nga të cilat vetëm 1.2 miliardë dollarë do të ndahen për ndërtimin e kullës.
Projekti për ndërtimin e këtij objekti magjepsës filloi në vitin 2010, por u ndërpre papritur në vitin 2017 kur kompania SBG u tërhoq nga projekti.
Për këtë arsye është shpallur tender për një kontraktor të ri kryesor për një rrokaqiell mbi 1000 metra. Kompania e re do të zbatojë më tej vizionin e studios së arkitekturës Adrian Smith + Gordon Gill.