Po raportonte LIVE, hajduti i rrëmben gazetarit telefonin nga dora

Një gazetar po raportonte LIVE në Buenos Aires kur një i ri i rrëmbeu celularin nga duart, dhe ia mbathi me vrap. Në atë moment Diego Demarco braktisi lidhjen live dhe ndoqi këmba këmbës hajdutin.

Pasi vrapoi pas tij për disa metra, ai iu zhduk nga sytë në një ngushticë. Disa persona që panë skenën u përpoqën ta ndihmonin por përpjekjet qenë të kota.

Atëherë gazetari u dorëzua dhe u kthye nga kamera “Hajdeni, kapeni tani! Dikush t’i thotë se unë punoj me celularin tim”, tha ai./abcnews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button