Po rriten me shpejtësi alternativat e platformës X – Bluesky dhe Threads

Po rriten me shpejtësi alternativat e platformës X – Bluesky dhe Threads

Platforma X dhe Threads vazhdojnë të kenë një numër shumë më të madh përdoruesish krahasuar me Bluesky. Zgjedhja e Donald Trump si president i ri i SHBA-ve dhe përfshirja e një moguli teknologjik (dhe pronarit të platformës X) në administratën e tij ka ndikuar edhe në tregun e rrjeteve sociale.

Që kur Elon Musk mori në dorë atë që dikur njihej si Twitter, shumë përdorues paralajmëruan largimin nga platforma – dhe një pjesë e tyre e realizuan këtë. Një valë e re e të ashtuquajturve “Twitter quitter-a” u shfaq pasi Musk shprehu mbështetjen për Trumpin. Sipas Forbes, në shtatorin e vitit të kaluar, platforma X kishte 588 milionë përdorues globalë, një rënie nga 611 milionë që kishte në prill të po atij viti, ndërsa ky trend i largimeve ka vazhduar.

Kjo situatë ka krijuar mundësi për rrjete të tjera sociale, dhe më i suksesshmi deri më tani është Threads, i lançuar nga Mark Zuckerberg, i cili ka arritur një numër të madh përdoruesish në kohë të shkurtër. Sipas të dhënave të fundit, Threads ka rreth 275 milionë përdorues aktivë në ditë.

Rritja e madhe pas zgjedhjeve
Një tjetër platformë që po fiton popullaritet me ritme të shpejta është Bluesky. Interesante është se kjo platformë fillimisht u krijua brenda Twitterit, kur CEO i tij ishte Jack Dorsey. Popullariteti i saj filloi të rritet pas blerjes së Twitterit nga Musk, por një rritje e ndjeshme e numrit të përdoruesve ndodhi pas zgjedhjeve në SHBA. Që atëherë, Bluesky ka fituar rreth 15 milionë përdorues të rinj dhe aktualisht numëron 32 milionë përdorues.

 

LEXO EDHE:

Back to top button