Poetja amerikane Louise Glück fiton Çmimin e Nobel për Letërsinë
Çmimi Nobel në Letërsi iu dha sot poetes amerikane, Louise Gluck.
Poetja amerikane Louise Gluck, 77 vjeçe, fitoi çmimin e lakmuar Nobel për Letërsinë, një çmim surprizë që kurorëzoi veprën e saj, e cila filloi në fund të viteve ’60.
Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të Akademisë Suedeze të cilët e kanë vlerësuar poeten për “zërin e saj poetik të pagabueshëm, i cili me bukurinë e rreptë e kthen ekalezëistenciel”.
https://twitter.com/NobelPrize/status/1314158757711171584
E lindur më 1943, Glück ka fituar një sërë çmimesh në Shtetet e Bashkuara, përfshirë këtu edhe Çmimin prestigjioz “Pulitzer”.
Autorja shpesh frymëzohet nga përvojat personale dhe përshkruhet si një poete autobiografike.








