Pogba eliminon Milanin, Slavia bën befasi në Skoci

Skuadra e Man. Junajtedit u kualifkua në çerekfinale të Ligës Europa, pasi që mundi Milanin në “San Siro” me 1-0. Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe pse skaudrat patën iniciativë dhe dinamikë në ndeshje. Por në pjesën e dytë, u inkuadrua Paul Pogba në min 46’ dhe i njëti futbollist vetëm 2 minuta më vonë shënoi golin e vetëm në këtë përballje, me një gabim të madh të Meites. Milani reagoi me zëvendësime, duke sjell edhe Zlatan Ibrahimoviçin në lojë, por që nuk ndryshoi rezultatin final.

 

Skuadra e Sllavia Pragës me siguri të plotë e mposhti kampionin skocez, Gllazgoi Renxhers dhe u kualifikua në çerekfinale. Peter Olajinka hapi rzultatin për mysafirët në minutën e 14, ndërsa Stociu shënoi një gola fantastic nga gjuajtja e lirë në minutën e 73-të për 2-0. Skuadra vendase ishte edhe pa futbollist, pas kartonave të kuq të Rofe dhe Balagoun.

 

 

Ashtu siç edhe pritej Villareal avancoi në çerekfinale me shumë lehtësi pasi fitoi edhe ndeshjen e dytë ndaj Dynamo Kiev me të njëjtin rezultat 2-0, falë dygolëshit të Gerard Morenos.

Të thjeshtë e pati edhe Ajax që kaloi 0-2 Young Boys në takimin e kthimit dhe me rezultat të përgjithshëm 5-0 në favor avancoi më tej. Për harkëtarët realizuan Neres dhe Tadic. Me golat e Olayinkas dhe Stanciut u kualifikua në çerekfinale edhe Slavia e Pragës që fitoi 0-2 në transfertën skoceze ndaj Rangers, me skocezët që nuk menaxhuan dot barazimin 1-1 të ndeshjes së parë.

LEXO EDHE:

Back to top button