Pogba me fjalë lamtumire nga futbolli: Mbaroi, nuk ekzistoj më

Heshtja ka rënë për Poll Pogba, pas skualifikimit të gjatë për doping, i cili efektivisht rrezikon t’i japë fund karrierës së tij. Në të vërtetë, duket se tashmë është mbyllur karriera e tij, duke gjykuar nga fjalët që mesfushori francez lëshoi në një video-intervistë për rrjetin social “hietip.sports”.

Kjo intervistë u shpërndau në internet, së bashku me pamjet e “Oktapodit” duke ngritur Kupën e Botës dhe në aksion me fanellat e Juventusit e Man. Junajted.

 

“Mbaroi, Poll Pogba nuk ekziston më”, – deklaroi kampioni transalpin.

 

Gazeta “The Guardian Nigeria” ka publikuar edhe pjesë të tjera nga intervista, të cilat ende nuk janë bërë të ditura, duke i atribuar këto fjali për Pogba-n.

 

“Unë tashmë nuk e di se kush jam. Futbolli ishte jeta ime dhe pasioni im. Tani më duket sikur kam humbur gjithçka që kam ndërtuar në karrierën time profesionale”.

 

E thënë shkoqur, fjalë të cilat, nëse konfirmohen, nuk lënë vend për interpretime të mëdha. Në praktikë, Pogba e ka bërë të qartë se njoftimi për tërheqjen e tij nga futbolli është afër.

Për momentin, kontrata e tij me Juventusin nuk është ndërprerë ende. Kjo për shkak se apelimi i skualifikimit me 4 vite është në pritje, por tashmë duket qartë se e ardhmja e tij është shumë larg Torinos. Ndoshta edhe nga futbolli i luajtur.

LEXO EDHE:

Back to top button