Pogba rikthehet për sfidat e Ligës Evropa

Paul Pogba është afër rikuperimit nga një dëmtim, është raportuar në faqet e portalit “Football-Italia”. Ai mund të kthehet në fushë në ndeshjen e Europa League kundër Nantit më 16 shkurt.

Kujtojmë se mesfushori ishte për një kohë të gjatë në infermierinë e “Zonjës së vjetër” për shkak të dëmtimit. Për këtë arsye ai humbi Botërorin që u mbajt në Katar në fund të vitit 2022. Më herët, mediat raportuan për qëllimin e klubit torinez për t’u ndarë me lojtarin.

Pogba është lojtar i “Zonjës së Vjetër” që nga korriku i vitit 2022. Afati i kontratës aktuale mes palëve llogaritet deri në verën e vitit 2026. /abcnews

LEXO EDHE:

Back to top button