Pogba te Juve, mësohet data e testimeve mjekësore

Mesfushori francez, Poll Pogba është në rrugë të mirë për t’u kthyer te Juventusi. Lojtari i ka dhënë fund aventurës së tij me Man. Junajted dhe tashmë duhet të gjej një skuadër të re.

Sipas ‘Sky Sport Italia’, Pogba dëshironte vetëm Juventusin dhe palët janë tashmë afër marrëveshjes finale. Lojtari raportohet se testet mjekësore do t’i kryej në fillim të muajit korrik.

Pogba do të shkojë te Juventus si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Man. Junajted ka skaduar. Sa i përket kontratës, kanë mbetur disa detaje të vogla për t’u negociuar mes Pogba-s dhe Juves.

LEXO EDHE:

Back to top button