Poketinjo dëshiron revolucion të plotë te Çellsi

Klubi londinez, i kthyer nga një sezon katastrofik, do t’ia besojë rikonstruksionin Maurisio Poketinjos. Ish-trajneri i Totenhamit dhe PSZH-së do të nënshkruajë me blutë në orët e ardhshme, por ai tashmë e ka të qartë se çfarë duhet të bëjë. Në Angli janë të sigurt se argjentinasi ka kërkuar tashmë një portier, një mesfushor qendror dhe një sulmues qëndror. Emri në krye të listës së dëshirave është ai i Viktor Osimhen.

Vëzhguesit e Çellsit ishin në tribunë të dielën për të parë ndeshjen Monza-Napoli dhe për të vëzhguar sulmuesin nigerian. Numri 9-të i Spalettit, i ndjekur edhe nga PSZH, kushton shumë, por për arkën e pronarit të Çellsit, Tod Boehli, duket se nuk është problem shifra. De Laurentiis ka vendosur një çmim fillestar prej 150 milionë euro dhe negociatat mund të fillojnë në javët e ardhshme.

Poketinjo do të vlerësojë edhe situatën e Lukakut i cili do të kthehet në Londër nga huazimi i Interit. Gjatë ndeshjeve stërvitore miqësore në muajt e verës, tekniku argjentinas do të vendosë nëse do ta mbajë në ekip apo jo.

LEXO EDHE:

Back to top button