Poketinjo zbulon të metat e ekipit parisien

Trajneri i Paris Sen Zhermenit, Maurisio Poketinjo, është shprehur i zhgënjyer pas humbjes nga Monako në kuadër të xhiros së 26-të të Ligue 1.

“Mendoj që i ndoqëm më shumë sesa ishte e nevojshme dhe pësuam gol herët, nuk krijuam shumë shanse. Nuk ishim mjaftueshëm të mirë për këtë humbëm ndeshjen. Ndryshimet e mia? I bëra para golit dhe golat e Monakos ndryshuan dinamikën e lojës. Patëm kontrollin mbi 75 minuta të ndeshjes, por nuk arritëm të bëjmë diçka. Normalisht, ata u mbrojtën mirë, urime për Monakon. Duhet të punojmë dhe të mundohemi të zgjidhim këtë lloj situate”, tha mes tjerash Maurizio Poketinjo.

LEXO EDHE:

Back to top button