Polakët me propozim te FIFA që mund të shkatërrojë futbollin rus

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka marrë një propozim që mund të ketë një efekt krejtësisht shkatërrues për futbollin në Rusi.

Federata e Futbollit të Polonisë i ka dërguar një kërkesë FIFA-s që të lejojë lojtarët që luajnë në Rusi të ndërpresin kontratën para kohe. Nëse Federata Botërore e lejon një akt të tillë, nuk ka dyshim se do të ishte një goditje e rëndë për klubet ruse.

Në Ligën e Parë të Rusisë, ndër vite, por edhe tani, shfaqen emra shumë serioz të futbollit. Nëse realizohet ky paralajmërim dhe lojtarët marrin leje për t’u larguar nga klubet ruse, sigurisht që do të ketë një goditje të madhe për futbollin në Rusi.

Tashmë ka lojtarë që janë larguar pa leje nga klubet, si Gregorz Krihovjak nga Krasnodar, i cili u ka bërë thirrje lojtarëve të tjerë që ta ndjekin. Te trajnerët, Daniel Farke dhe Markus Gisdol tashmë janë larguar, andaj futbolli rus mund të kalojë edhe në krizë më të madhe.

LEXO EDHE:

Back to top button