Policia akoma është duke hetuar mbi identitetin e personit që ditë më parë i vuri zjarrin tri makinave dhe një objekti afarist
Policia akoma është duke hetuar mbi identitetin e personit që ditë më parë i vuri zjarrin tri makinave dhe një objekti afarist

Policia akoma është duke gjurmuar në personin apo edhe personat e dyshimtë për zjarr vënien e qëllimshme një ditë më parë në Kumanovë të tri makinave dhe një zyre kontabiliteti. Deri tani nuk ka të dyshuar konkret, por grupi hetimor ka arritur të siguron indikacione të cilat hapin disa pista dyshimi. Janë siguruar disa pamje nga kamerat e sigurisë nëpër rrugë alternative dhe trasetë nga ka kaluar i dyshuari. Në rrethana jo zyrtare mësohet se zjarrvënësi ka qenë i veshur me rroba te zeza dhe kapelë ngjyrë krem. Trajektorja e tij dyshohet të jetë nga bulevardi “11 Tetori” ku i kë vënë flakën zyrës së kontabilitetit, duke vazhduar drejtë rrugës “Vardarska” dhe në rrugën “Tërst”.
Disa pyetje që kanë ngritur hetuesit kanë të bëjnë kryesisht me lidhjen farefisnore mes një pjesë të dëmtuarve. Fakti tjetër që ka nxitur interesim operativ është edhe koincidenca ose jo se si i është vënë flaka vetëm veturave të bardha. Ndërsa në njërin prej zjarreve është depërtuar deri në oborrin e shtëpisë përmes një oborri tjetër. Kjo ka bërë hetuesinë të mos përjashton mundësinë se dikujt që e ka njohur mirë terrenin e veprimit.
Nga zjarri që ju vë një ditë më parë zyrës së kontabilitetit në emër të Mentor Jakupit, u regjistruan dëme materiale. Ndërkohë prokurorit të lartë Xhelal Bajramit iu dogj vetura në oborrin e shtëpisë. Makina tjetër e djegur në oborr të shtëpisë ka rezultuar në emër të Mentor Shahinit, ndërsa njëra prej makinave që nuk ka marrë flakë por ka gjurmë të qëllimit për zjarr është në emër të një koloneli ushtarak. Të gjithë të dëmtuarit para policisë kanë deklaruar se nuk kanë probleme me ndonjë person dhe se së fundi nuk kanë pasur kërcënime për veprime të tilla. /Alsat.mk