Policia britanike përgatitet për protesta të reja antimyslimane

Policia britanike përgatitet për protesta të reja antimyslimane

Policia britanike po përgatitet për trazira të reja antimyslimane, pasi grupet e ekstremit të djathtë u zotuan se do të shënjestrojnë qendrat e azilkërkuesve në mbarë vendin, duke nxitur protestuesit antifashistë të paralajmërojnë kundërprotesta.

Britania po përballet me një valë të dhunës që shpërtheu javën e kaluar, pasi tri vajza të vogla u vranë gjatë një sulmi me thikë në veriperëndim të Britanisë, duke nxitur një valë të dezinformatave online lidhur me identitetin e sulmuesit të dyshuar.

Në internet, sulmuesi i dyshuar u portretizua si emigrant mysliman. Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka paralajmëruar protestuesit se do të përballen me dënime të gjata, teksa ai po tenton të ndalë valën më të keqe të dhunës që Britania ka përjetuar në 13 vjetët e fundit. Qeveria ka mobilizuar 6.000 zyrtarë policorë, të specializuar për menaxhimin e trazirave, për t’u përballur me shpërthimin e luftës.

“Fokusi im është të siguroj që komunitetet tona të jenë të sigurta. Ky është fokusi im i vetëm. Dhe mendoj se është shumë e rëndësishme për ne të gjithë të mbështesim policinë në atë që po bën. Bisedova me disa policë të cilët kishin qenë të parët që u përgjigjën ndaj sulmit të tmerrshëm që ndodhi. Detyra jonë është të mbështesim policinë, e cila është e angazhuar për të na mbajtur të sigurt. Detyra jonë është që të sigurohemi që komunitetet tona të jenë të sigurta. Ata do të jenë të sigurt. Ne do të bëjmë gjithçka që të sigurohemi që policia të ketë përgjigjen e duhur”, tha Keir Starmer, Kryeministër britanik./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button