Policia eliminioi një grua në metro, ajo mbante çantën e shpinës me eksplozivët?!

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se informacionet fillestare tregonin se ishte një sulm terrorist

Qindra të shtëna armësh janë dëgjuar pasditen e sotme në stacionin e metrosë Şişhane në Stamboll, ku policia vrau një grua të dyshimtë në metro, raportojnë mediat turke.

Siç shkruajnë disa media turke, një grua mbante një çantë shpine me eksploziv që shkaktoi një shpërthim që vrau 6 persona dhe plagosi 53 në rrugën më të famshme dhe pedonalen në Stamboll, Istiklal.

Ende nuk ka asnjë informacion zyrtar se si ka ndodhur shpërthimi dhe nëse ishte një sulm terrorist. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se informacionet fillestare tregonin se ishte një sulm terrorist.

Për agjencinë Reuters ka dëshmuar edhe një punëtor në një restorant në rrugën Istiklal.

– Kur dëgjova shpërthimin, ngriva. Njerëzit thjesht qëndronin në vend dhe shikonin njëri-tjetrin. Dhe pastaj ata filluan të vrapojnë. Çfarë tjetër mund të bëni? – tha Mehmet Akus, duke shtuar se menjëherë pas shpërthimit e kanë telefonuar të afërmit e tij.

– Më kanë thirrur të afërmit e mi, e dinë që punoj në Istiklal. U thashë që jam mirë – tha Akus.

Erdogan dënoi “sulmin e tmerrshëm” në rrugën popullore të këmbësorëve dhe u zotua të ndëshkojë ata që kryejnë sulme terroriste ndaj kombit turk.

LEXO EDHE:

Back to top button