Policia: Është një mrekulli se si Vuds ka mbetur gjallë

Tajger Vuds është me vetëdije dhe duke u shëruar nga aksidenti i rëndë trafik, që ndodhi ditë më parë në afërsi të Los Anxhelosit. Ylli Ii golfit, doli nga rruga regjionale me makinën e tij, pas së cilës zjarrëfikësit e nxorrën nga makina e shkatërruar. Urgjentisht është transferuar në spital, ku është operuar me lëndime të rëndë në të dy këmbët.

 

 

Policia e Kalifornisë në pres konferencën për këtë aksident, potencoi se është një mrrekulli se si Tajger Vuds ka mbetur gjallë dhe se jakstuket e makinës e kanë mbrojtur nga më e keqja.

 

“Fatkeqësia ka ndodhur në një rrugë të ulët, ku njerëzit në të shumtën e rasteve humbin kontrollin ndaj makinës. Besojmë se shpejtësia ka qenë arsyeja kryeosre për aksidentin. Nuk kishte asnjë indikacion se ngasësi i makinës ishte nën ndikimin tjetër. Nuk kemi asnjë shenjë të rrëshqitjes ose ndalesës me dhunë të makinës, ndërsa edhe koha ishte e mirë. Sinqerisht, nuk e dijmë se si Vuds ka mbetur gjallë, por mund të themi se ka pasur shumë fat. Sigursht është ndihmuar nga kaishi me të cilin ka qenë i lidhur në makinë dhe jastukët e shumtë në makinë, që janë hapur gjatë aksidentit, “ ka potencuar mes tjerash, Aleks Vilanova, nga zyrja e sherifit të Los Anxhelosit.

LEXO EDHE:

Back to top button