Policia heq bllokadat e trafikut nëpër gjithë Serbinë, disa të lënduar

Policia heq bllokadat e trafikut nëpër gjithë Serbinë, disa të lënduar

Policia heq bllokadat e trafikut nëpër gjithë Serbinë. Studentët dhe qytetarët nisën të mblidhen herët në mëngjes, në Beograd, Novi Sad, Nish dhe qytete të tjera, ku vendosën kontejnerë dhe pengesa të tjera në rrugë. Forcat e forta të policisë ndërhynë për t’i larguar nga rruga. Në qendër të Beogradit janë ndaluar disa pjesëmarrës të bllokadave, ndërsa arrestime janë shënuar edhe në Novi Beograd, afër Fakultetit të Arteve Dramatike. Studentët kishin bërë thirrje një ditë më parë për një “bllokadë totale të Serbisë për shkak të brutalitetit policor”. Thirrja erdhi pas aksioneve të policisë gjatë natës mes 2 dhe 3 korrikut, kur në disa qytete u arrestuan gati 80 studentë dhe protestues kundër qeverisë. Protestat masive dhe bllokadat në fakultete në Serbi nisën pas vdekjes së 16 personave nga rrëzimi i një kulmi në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor, dhe studentët së bashku me qytetarët që i mbështesin kërkojnë përgjegjësi nga pushteti për këtë tragjedi. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button