Policia identifikon një person në lidhje me shpërthimin në Nashville

Policia në SHBA identifikoi një person në lidhje me shpërthimin e mëngjesit të Krishtlindjeve në qytetin Nashville në Tennessee.

- Advertisment -

Mediat amerikane raportuan se zyrtarët federalë kanë kontrolluar shtëpinë e personit të lidhur me shpërthimin.

Teksa identiteti i personit në fjalë nuk u bë i ditur, televizioni CBS raportoi se një 63-vjeçar i bardhë po hetohet për shpërthimin.

Gjersa ende po vazhdon hetimi për shpërthimin e një automjeti të tipit RV të parkuar në qendër të qytetit, kryetari i bashkisë John Cooper shpalli një shtetrrethim në atë rajon deri ditën e sotme për të kufizuar hyrjen në zonë.

Guvernatori Bill Lee gjithashtu kërkoi ndihmë federale nga Shtëpia e Bardhë për shkak të përmasave të ndikimit të shpërthimit.

Duke deklaruar se të paktën 41 ndërtesa u dëmtuan për shkak të shpërthimit, Lee tha se sistemet e dëmtuara të komunikimit prekën gjithashtu shtëpitë dhe telefonat mobilë, duke përfshirë qendrën e thirrjeve emergjente 911.

Siç është raportuar, tre persona u plagosën nga shpërthimi, të cilët u shtruan në spital dhe nuk janë në rrezik për jetë.

“Ne besojmë se ky incident ishte i qëllimshëm”, ka thënë Don Aaron, zëdhënës i Departamentit të Policisë Metro Nashville.

LEXO EDHE:

Back to top button