Policia ndalon tre shtetase të huaja, kjo është arsyeja
Policia ndalon tre shtetase të huaja, kjo është arsyeja

Sektori për Punë të Brendshme -Tetovë, njofton se gjatë ditës së djeshme ka ndaluar tre shtetase të huaja, 2 portugeze dhe një ukrainase. Sipas raportit të SPB-së, personat në fjalë dyshohen për keqpërdorim të vendbanimit turistik.
“Mbrëmë (10-korrik) rreth orës 01:35, në një objekt hotelierik në Zhelinë të Tetovës, pjesëtarët e policisë të SPB-Tetovë kanë ndaluar shtetaset e huaja: V.S.(28) nën dyshimin për keqpërdorim të vendbanimit turistik dhe A.G.(32) nga Portugalia dhe N.A.(32) nga Ukraina për shkak të dyshimit se kanë qëndruar në kundërshtim me qëllimin. Tre shtetaset e huaj janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për procedim të mëtutjeshëm”, njoftojnë nga SPB-Tetovë. /Alsat.mk