Policia në ndjekje të IP-TV pirate, Ekspertët: Qytetarët pre e mashtrimeve

“Copy-paste” janë tastet më të përdorura të portaleve, të cilat marrin të gatshme informacionet nga mediat pa asnjë citim. Përvetësimi i artikujve gazetaresk është vepër penale për shkelje të të drejtave të autorit. Por, euforia e klikimeve në rrjetet sociale, ka lënë nën hije piratërinë e programeve televizive, e cila është përhapur në vend përmes IP TV-ve ilegale. Qytetarët janë pre e mashtrimeve, programe të cilat ndonëse të piratuara, nuk i kanë për aq kohë sa paguajnë ofertat, thonë ekspertët.

Me respektimin e të drejtave autoriale, çdo person mund të shfaq program më cilësor dhe mundëson standarde duke mënjanuar përmbajtjet jo kualitative dhe lajmet e rreme. Në një vend të varfër si e jona është e ditur të ketë trend në rritje, por ajo që duhet të bëhet nga institucionet kompetente të luftojnë kundër këtyre rasteve, që të jenë më të rralla – tha Bojan Kordalov, Komunikolog.

Ditëve të fundit, nga Ministria e Brendshme kanë ashpërsuar kontrollet mbi operatorët të cilët emetojnë programet e plota televizive pa autorizim, duke iu shkaktuar dëme të konsiderueshme shtëpive mediatike. Në Tetovë në një aksion policia ka bastisur 2 lokacione të operatorëve.

Departamenti i Krimit Ekonomik ka privuar nga liria personat V.O. (33) dhe B.O. (53) nga Tetova për shkak të dyshimit se kishin kryer vepër penale “shkelje e të drejtave autoriale që është e dënueshme sipas Nenit 157 të Kodit Penal. Gjatë bastisjes së kryer me urdhër gjykate në shtëpinë e V.O. në rrugën “185” dhe në objektin e biznesit në rrugën e “Ilindenit” dhe rrugën “120” në Tetovë janë gjetur dhe konfiskuar pajisje të ndryshme që kanë përdorur për ritransmetimin e programeve televizive, përkatësisht përmes një portali special për të rishitur IP-TV kanale për përdoruesit e interesuar – njoftojnë nga Ministria e Brendshme.

Nga Agjencia e Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audivizuele thonë se nuk kanë kompetenca direkte, por kanë reaguar në Agjencinë e Komunikimeve Elektronike dhe në polici, duke thënë që prej tyre janë bërë 7 denoncime gjatë vitit 2020 për veprimtari ilegale të subjekteve IP-TV. Agjencia për shërbime mediatike thotë se është vështirë të detektohen të gjitha platformat ilegale, të cilët operojnë si persona fizik dhe që përdorin pajisje të posaçme teknike për të pasur qasje në ri emetimin e programeve televizive.

Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button