Policia në Shkup ka kapur 38 persona pa patentë shoferi, 16 vozitës nën ndikim të alkoolit

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë mbrëmjes së djeshme ka vazhduar kontrollet në trafik, ku në territorin e qytetit të Shkupit janë sanksionuar gjithsej 461 persona. 38 sanksione janë vendosur për persona që kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, 16 sanksione për mosregjistrim të automjetit, 16 sanksione të tjera për vozitje të automjetit nën ndikim ndikim të alkoolit. Policia gjithashtu ka sanksionuar 25 persona që kanë përdorur telefon mobil gjatë vozitjes, 65 persona janë sanksionuar për parkim të jashtëligjshëm si dhe 18 për mosmbjatje të maskës.

MBP apelon deri tek qytetarët që të respektojnë rregullat me qëllim rritjen e sigurisë në trafik.

LEXO EDHE:

Back to top button