Policia spanjolle shkatërron linjën e trafikut të marijuanës, mbi 100 të arrestuar

Policia spanjolle organizoi një operacion të gjerë kundër trafikut të lëndëve narkotike në disa zona të vendit, ku në fund u arrestuan mbi 100 persona që transportonin sasi të mëdha marijuane dhe hashashi nga Maroku.

Grupi kriminal e transportonte lëndën narkotike me varka të shpejtësisë së lartë përmes Mesdheut për ta fshehur atë në grykëderdhjen e lumit Guadalquivir pranë Sevillës.
Gjatë operacionit u sekuestruan mbi 5 tonë hashash dhe 230 kg marijuanë, si dhe disa armë.

Linja e trafikut të lëndës narkotike ishte ngritur në mënyrën më perfekte. Disa nga anëtarët e bandës kujdeseshin që varkat të ishin gjithnjë në gatishmëri. Ndërsa të tjerë ngarkonin lëndën narkotike në kamionë me fruta, për t’u shpërndarë më tej në të gjithë Europën./A2CNN

LEXO EDHE:

Back to top button