“Poligraf”: Kush botoi dezinformatë të vjetër se tabela policore në Shuto Orizare nuk është në maqedonisht?

“Poligraf”: Kush botoi dezinformatë të vjetër se tabela policore në Shuto Orizare nuk është në maqedonisht?

Në portale dhe rrjete sociale shpesh publikohen dezinformata të vjetra si lajme të reja. I tillë është rasti me dezinformatën se mbishkrimi në stacionin policor në Shuto Orizare nuk përmban gjuhën maqedonase.

Më 20 shkurt 2024, portali “Infomax” e botoi tekstin me titull: “Kush do le të urojë Toshkovskin: Në stacionin policor në Shuto Orizare në tabelë nuk ka gjuhë maqedonase”. Në tekst thuhet se “Në rrjetet sociale u shfaq fotografi nga stacioni policor në Shuto Orizare, në të cilën shkruan “Stacioni policor Shuto Orizare” në disa gjuhë, por jo në gjuhën maqedonase…”. Sipas Infomax, “shtrohet pyetja se si patrioti dhe vmroisti i madh, ministri i ri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski e ka lejuar një gjë të tillë”.

Mirëpo, nuk bëhet fjalë për një fotografi e re, por për dezinformatë të vjetër. Qysh në shkurt të vitit 2020, së pari “Civil Media”, e më pas edhe “Vërtetmatësi”, shkruan për lajmet e rreme për tabelën e stacionit policor në Shuto Orizare. Civilmedia bën me dije qartë se “Nëse shikohet fotografia ku është tabela në tërësi, vërehet se ajo është në katër gjuhë edhe atë: në maqedonisht, në gjuhën rome, shqip dhe anglisht”.

Fotografia ku është vetëm një pjesë e tabelës është keqpërdorur që në vitin 2020 për të dezinformuar dhe krijuar panik për zhdukjen e gjuhës maqedonase nga mbishkrimi i MPB-së. Por gjuha maqedonase në tabelën e MPB-së nuk u zhduk as në vitin 2020 e as tani, kur Toshkovski është ministër teknik. Prandaj teksti i “Infomax”-it mund të vlerësohet si dezinformatë e dyfishtë, me të cilën bëhet propagandë politike.

LEXO EDHE:

Back to top button