Politikani gjerman: Shumë i mërzitur që Macron i shiti aeroplanë Serbisë, kjo s’është Evropa ime
Politikani gjerman: Shumë i mërzitur që Macron i shiti aeroplanë Serbisë, kjo s’është Evropa ime

Politikani gjerman, Michael Roth, ka reaguar për marrëveshjen Francë-Serbi për 12 aeroplanët luftarakë “Rafale”.
Ai ka thënë se është i mërzitur nga një marrëveshje e tillë e arritur mes Macron dhe Vuçiq dhe se kjo nuk është Evropa që dëshiron.
Presidenti francez ka vizituar dy ditë më parë Serbinë ku edhe kanë nënshkruar disa marrëveshje.
Një nga marrëveshjet e diskutuara dhe që ka ngjallur reagime, ka qenë shitja e 12 aeroplanëve luftarakë francez për Serbinë.