Poll Pogba në mes Madridit dhe Parisit

Mesfushori i Man. Junajtedit, Poll Pogba thuhet se u ka thënë shokëve të tij të skuadrës se do të largohet në fund të sezonit dhe gjithashtu u largua nga grupi i ËhatsApp.

Trajneri i përkohshëm Ralf Rangnik konfirmoi se Pogba është jashtë grupit për pjesën tjetër të sezonit pasi mori një dëmtim në humbjen 4-0 në Liverpul. Kontrata e tanishme e 29-vjeçarit skadon në verë dhe nënshkrimi prej 105 milionë eurosh i klubit duket i sigurt se do të largohet për herë të dytë si një transferim të lirë.

Sipas “Daily Mirror”, Pogba u ka thënë shokëve të skuadrës se ai është duke u larguar këtë verë, dhe madje thuhet se është larguar nga grupi i lojtarëve të ËhatsApp që skuadra përdor për të qëndruar në kontakt.

Ai gjithashtu ka marrë dy oferta për kontratë mes interesit nga Real Madridi dhe PSZH.

LEXO EDHE:

Back to top button