“Poll Pogba nuk e meriton gjithë këtë gjë që po kalon”

Është ky komenti që ka dhënë trajneri i kombëtares franceze të futbollit Didier Deshamp, që ka folur për marrëdhënien dhe gjendjen e mesfushorit të Juventus, Poll Pogba.

“Jam i mërzitur jo vetëm për ngjarjet e fundit por për gjithçka që ka kaluar deri më tani. Ka patur probleme personale, që padyshim kanë ndikuar edhe te dëmtimet që ka pësuar. Janë shumë gjëra për një person të vetëm”, u shpreh trajneri i “gjelave”, që nuk e ka Pogba në formacion prej më shumë se një viti, përfshi edhe botërorin e fundit në Katar.

 

“Poll është i fortë, ka moralin e lartë dhe është njeri me karrakter. Mendoj se kërkesa e prokurorisë për ta dënuar kaq shumë është e tepruar, pasi kjo do të thotë që ai të humbasë shumë kohë pa luajtur. Ai e kaloi një vit e gjysmë pa luajtur për shkak të dëmtimit, kjo është e tepërt për të”, tha Deshamp.

LEXO EDHE:

Back to top button