Poloni, do të ndërtohet spital i përkohshëm me 500 shtretër për pacientë me Covid-19

Polonia do të ndërtojë spitalin e parë të përkohshëm për pacientët me COVID-19

Polonia ka vendosur të ndërtojë spitalin e saj të parë të përkohshëm për të trajtuar pacientët e prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në stadiumin kombëtar të kryeqytetit Varshavë, transmeton Anadolu.

Mediat lokale raportojnë se ndërtimi do të fillojë së shpejti për një spital të përkohshëm me 500 shtretër në terren, me numrin e shtretërve që do të rritet më vonë.

Dje, Polonia raportoi 8.536 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 175.766.

Sipas shifrave të fundit nga Universiteti Johns Hopkins me bazë në SHBA, numri i të vdekurve në vend është rritur në 3.573.

LEXO EDHE:

Back to top button