Polonia refuzon të luajë sfidën me Rusinë
Për shkak të sulmeve ruse në Ukrainë, përfaqësuesja e Polonisë në futboll ka konfirmuar se nuk do të zhvillojë sfidën ndaj Rusisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.
Lajmin e ka konfirmuar edhe presidenti i Federatës Polake të Futbollit, Cezar Kulesa, i cili ka paraqitur në FIFA një mocion të përbashkët me Suedinë dhe Çekinë: “Nuk ka më fjalë, është koha për të vepruar! Për shkak të përshkallëzimit të luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, ekipi i Polonisë nuk ka në plan ta luajë ndeshjen e ‘play-off’-it të Kupës së Botës kundër Rusisë. Ky është i vetmi vendim i duhur.
Kreu i futbollit polak theksoi se është në bisedime me Federatat e Suedisë dhe Republikës Çeke, për të paraqitur një qëndrim të përbashkët në FIFA.








