Polonia, Skorupski refuzoi kombëtaren për shkak të Levandovskit

Portieri i Bologjas, Lukash Skorupski nuk iu përgjigj pozitivisht ftesës së Polonisë për kualifikueset e “EURO 2024”, ndërsa si shkak u quajt një problem në kyçin e këmbës të pësuar ndaj Kaljarit.

Megjithatë, sipas raportimeve të medieve italiane arsyeja e vërtetë mund të jetë një përplasje e ndodhur në skuadrën e Polonisë që në Botërorin e Katarit. Mediet italiane raportojnë për një mosmarrëveshje mes portierit dhe sulmuesit simbol të kombëtares polake, Robert Levandovskit.

Marsin e kaluar, Skorupski, duke folur për një media polake, kishte zbuluar disa debate të ndodhura në dhomën e zhveshjes, në lidhje me ndarjen e premios për arritjen në fazën e 16-të në Kupën e Botës. Skuadrës iu dha një premio prej 6 milionë euro, por sipas rrëfimit të Skorupskit, në vend që të festonte kualifikimin, ekipi i Polonisë po nxitonte për mënyrën e ndarjes së çmimit, gjë që megjithatë nuk u diskutua.

Më vonë Levandovski akuzoi portierin e Bolonjës se kishte thënë gjëra të pavërteta. Tashmë në Poloni mendojnë se Skorupski nuk është bashkuar me ekipin jo prej problemeve fizike,por sepse ka frikë të përballet me Levandovskin.

LEXO EDHE:

Back to top button