Polonia vazhdon rrëzimin e shtatoreve sovjetike
Polonia vazhdon rrëzimin e shtatoreve sovjetike

Qeveria polake kishte nisur projektin e pastrimit të hapësirës publike nga memorialët sovjetikë të luftës së dytë botërore që nisi dekadën e kaluar e tani po vazhdon më me entuziazëm pas invadimit të Rusisë në Ukrainë.
Monumentet e Ushtrisë së Kuqe të Bashkimit Sovjetik të ngritura në Poloni po hiqen edhe tash pas disa viteve që nisi ky projekt. Instituti i Kujtesës Kombëtare të Polonisë ka rinisë projektin e de-komunizmit të hapësirës publike.
Kreu i institutit Karol Nawrocki kishte thënë muajin e kaluar se “historia po na përsëritet para syve tonë. Të veshur në uniformë të Federatës Ruse, me Leninin e Stalinin në kokat dhe zemrat e tyre, ushtarët rusë po ‘çlirojnë’ Ukrainën duke vrarë gra e fëmijë”.
Në fund të Luftës së Dytë Botërore, forcat sovjetike kishin zmbrapsur okupatorët nazistë gjermanë nga Evropa lindore, që Rusia e quan çlirimin por shumë njerëz të këtyre shteteve, përfshi Poloninë e shohin si zëvendësim të një regjimi totalitar me një tjetër.
Polonia kishte vuajtur si shtetet e tjera prapa perdes së hekurt nga regjimi sovjetik që edhe i kishte masakruar mijëra oficerë e intelektualë polakë në Katin duke tentuar t’i mveshin fajësinë nazistëve.