Popova: Nëse e merrni vaksinën ruse kundër Covid-19 – dy muaj pa alkool

Ata të cilët do ta marrin vaksinën ruse “Sputnik V” kundër koronavirusit do të duhet të përmbahen nga alkooli dy muaj, deklaroi shefja e Shërbimit rus për mbrojtje dhe mbikëqyrje të konsumatorëve “Rospotrebnadzor”, Ana Popova.

“Konsumi i alkoolit duhet të ndalet së paku dy javë para imunizimit dhe ata që marrin dozën e parë duhet të abstenojnë nga alkooli për 42 ditët e ardhshme,” tha Popova për Radio Kosmolskaya Pravda.

Popova gjithashtu këshillon qytetarët të mos pinë duhan para dhe pas vaksinimit, duke paralajmëruar që tymi i duhanit irriton mushkëritë dhe zvogëlon përgjigjen imune.

Sipas “Moscow Times”, pas paralajmërimit të Popovas, kreu i qendrës shtetërore të kërkimit “Gamaleya”, e cila zhvilloi vaksinën “Sputnik V”, Alexander Ginsberg, tha se megjithëse nuk duhet të pihet alkool para dhe pas vaksinimit “një gotë shampanjë nuk ka lënduar kurrë askënd”.

Fushata e vaksinimit në Rusi filloi në Moskë gjatë fundjavës, dhe besohet se me rreth 100,000 rusë kanë marrë vaksinën Sputnik V deri më tani, përfshirë këtu pjesëmarrësit në hulumtim dhe anëtarët e ushtrisë.

LEXO EDHE:

Back to top button