Popoviç, shpalos listën “e zgjëruar” për “Tokio 2020”

Greg Popoviç, trajneri i kombëtares amerikane të basketbollit, ka publikuar listën me 57 kandidatë që do të shkojnë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Në 4 muajt në vijim kjo listë do të përfundojë më 12 emra. Nga kjo listë me 57 emra, 42 prej tyre ishin grumbulluar edhe më herët, në shkurt 2020, nga trajneri Popoviç, kur pat bërë një test të parë. Por, më pas, Lojërat Olimpike u shtyn dhe ky grup do të grumbllohet vetëm pak ditë para se të nisë Olimpiada (23 korrik-08 gusht 2021).

 

 

Me shtyrjen e Olimpidës dua t’u bëj të qartë kandidatëve se të gjithë mund të japin kontributin e tyre. Ne jemi fleksibël në zgjedhjen që do të bëjmë. Kemi bërë një zgjedhje më të madhe lojtarësh për shkak se me pandeminë dhe infektimet që mund të ndodhin në çdo moment mund të ketë ndryshime”, tha Popoviç.

 

Problem i vetëm do të jetë koha e shkurtër në dispozicion që do të ketë skuadra për t’u përgatitur. Gara e 7-të finale play off (në rast se titulli shkon me 7 ndeshje) është vetëm pak orë para ceremonisë së hapjes së Olimpiadës. Në rast se ndonjë lojtar i përzgjedhur nga Popoviç shkon deri në finalen e shtatë, ai s’do të jetë në Olimpiadë./Telesport.al/

LEXO EDHE:

Back to top button