Portieri i Milanit futet në historikun e Seria A

Milani triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj Frosinones në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të Serisë A italiane, ku protagonist absolut u bë portieri Majk Menjan, i cili në minutën e 42-të i mohoi një gol të sigurt shqiptarit Çuni, teksa në minutën e 50-të asistoi për Pulisiç që shënoi golin e dytë.
Me asistin e dhënë ndaj Frosinones, Menjan u bë portieri me më shumë asiste në Serinë A (3), që nga vitit 2004/2005, kur faqja e specializuar “OPTA ka filluar të mbledhë statistikat. Menjan ka dhënë të paktën një asist në secilin nga 3 sezonet e fundit.