Portieri i Shkëndijës në portën e Ballkanit

Skuadra e Ballkanit nga Theranda vazhdon përgatitjet në Durrës me trajnerin e ri Bledi Shkëmbi. Atje do tu bashkohet edhe portieri i ri i Shkëndijës, Bekim Rexhepi, në formë të huazimit për 6 muaj, informon Infosport.mk. Rexhepi, 24 vjeç, tashmë është bashkuar me përgatitjet e Ballkanit në Durrës, Shqipëri.

Ai ka 19 ndeshje pas vetes në fanellën e Shkendijës, pasi iu bashkua “kuqezinjve” nga Teteksi. Ballkani pas përfundimit të pjesës vjeshtore është në pozitën e dytë të tabelës (38 pikë), duke mbetur vetëm tre pikë larg nga lideri Drita në betejën për titullin e kampionit.

LEXO EDHE:

Back to top button