Portieri polak njofton fundin e karrierës në moshën 34 vjeçare!

Portieri polak Vojcieh Shçezni, i cili u largua nga Juventusi këtë verë, njoftoi se po i jep fund karrierës së tij profesionale. Portieri që mbrojti në Poloni, Angli dhe Itali në karrierën e tij vendosi të tërhiqet në moshën 34-vjeçare. Siç thotë Shçezni në postimin e tij, edhe pse është i aftë fizikisht, ai po tërhiqet, sepse nuk ndjen më të njëjtën dashuri si dikur.

“I dhashë kësaj loje 18 vite të jetës sime, çdo ditë. Sot, trupi im ndihet i gatshëm edhe për sfida të reja, por zemra ime nuk është më aty. Ndjej se ka ardhur koha të kthej vëmendjen te familja ime, gruaja ime, Marina dhe dy fëmijët tanë të bukur, Liam dhe Noelia”, ka thënë ndër të tjera portieri polak.

Në një karrierë që filloi në Legia Varshavë, Shçezni mbrojti edhe për Arsenalin, Brentfordin, Romën dhe Juventusin. Ndërkohë ai ka veshur fanellën e kombëtares polake plot 84 herë.

LEXO EDHE:

Back to top button