Porto, i vetmi jashtë “Top 5” në Evropë

Skuadra e Portos është i vetmi që nuk vjen nga 5 kampionatet më të forta në Evropë, por që ka siguruar kualfikimin në fazën e dytë të Ligës së Kampionëve. Ekipet e tjera, 15 prej tyre, vijnë nga Italia, Spanja, Anglia, Franca dhe Gjermania. Kampionatet e Bundesligës dhe La Ligës janë të vetmet me nga 4 përfaqësues në fazën e dytë, ndërsa 3 ekipe vijnë nga Premier Liga dhe Seria A.

Fitues të grupeve janë: Bajerni, Reali, Man. Siti, Liverpulli, Çellsi, Borusia Dortmund, Juventus dhe PSZH. Ndërkohë ekipet në vendin e dytë në grupe dhe që kanë siguruara kualfikimin në 1/8 e finales janë: Atletiko Madrid, Borusia Mynshenglladbah, Porto, Atalanta, Sevilja, Lacio, Barcelona dhe Lajpcigu.

Hedhja e shortit për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, do të zhvillohet në Nion të ZVicrës, më 16 dhjetor, në orën 12.00.

LEXO EDHE:

Back to top button