Porto me 9 lojtarë në fushë, eliminon Juventusin

Edhe pse me rezultat të përgjithshëm ndeshja u mbyll 4-4 përballja në mes Juventusit dhe Portos, në fund skuadra portugeze vazhdon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, falë golit të shënuar si mysafirë. Serhio Oliveria padyshim që është heroi i Portos, duke shënuar fillimisht nga penalltia në kohën e rregullt dhe më pas një super gol nga goditja e lirë në vazhdime.

 

 

Golat e shënuar nga Federiko Kieza (2) dhe Adrien Rabiot nuk mjaftuan për “Zonjën e Vjetër” që të kualifikohet tutje dhe përsëriti eliminimin e hershëm të vitit të kaluar Me këtë rezultat, Porto kualifikohet në çerekfinale, duke treguar shpirt luftarak dhe ka arritur kualifikimin me 10 lojtarë në fushë.

Juventusi në anën tjetër ka dështuar të arrij suksese në Ligën e Kampionëve edhe përkundër transferimit të Kristiano Ronaldos në skuadër.

LEXO EDHE:

Back to top button