Porto paqe me Palmeirasin, Botafogo mposht Sietëllin

Që nga ndeshja hapëse Al Ahly-Inter Majami janë zhvilluar edhe 4 ndeshje të tjera. Bajerni mposhti Okland Sitin me rezultat të thellë 10-0 si dhe kampioni i Evropës, PSZH mposhti Atletiko Madridin 4-0.
Gjatë orëve të para të mëngjesit janë zhvilluar edhe ndeshjet tjera si: Porto-Palmeiras dhe Botafogo-Sietwll Sounders. Porto nuk arriti më shumë se një barazim 0-0 ndaj Palmeirasit, mirëpo Botafogo arriti të mposhte Sittwllin me rezultat 2-1.
Golat u shënuan nga Jair Kunja dhe Igor Hesus për Botafogon, ndërsa Roldan ishte ai që shënoi për skuadrën nga MLS. Sonte do të zhvillohet ndeshja mes Çellsit dhe Los Anxheles FC, në orën 21:00./IndeksOnline/