Portokalli në këtë periudhë sjell përfitime të jashtëzakonshme, ja cilat janë ato

Portokalli në këtë periudhë sjell përfitime të jashtëzakonshme, ja cilat janë ato

Portokallet janë ndër agrumet më të njohura e vlerësuara, jo vetëm për shijen por edhe për vlerat ushqyese. Përfitimet që marrim nga agrumet janë shumë dhe përfshijnë shumë aspekte të shëndetit. Vitamina C është ajo që dimë më shumë për portokallin por kjo nuk është vlera e vetme e saj.

Në 100 g portokall kemi 8 g. karbohidrate, fibra 1.6 g dhe 34 kalori. Me këtë sasi përmbushen 50% e kërkesave të përditshme të vitaminës C.

5 arsye të rëndësishme për të konsumuar portokallin:

Portokallet luftojnë pagjumësinë, janë një frut i shkëlqyer për t’u konsumuar edhe në orët e pasdites dhe të mbrëmjes. Edhe pse ata kanë reputacionin e keq të të qënit të rëndë për t’u tretur, ata në fakt janë aleatë të shkëlqyer të gjumit.

Ato sigurojnë folate dhe vitamina të tjera të kompleksit B që lehtësojnë sintezën e melatoninës, hormonit të gjumit.

Portokallet janë të pasura me element të shumtë që kanë efekt citotoksik kundër qelizave të kancerit. Nga studimet e fundit besohet se agrumet janë në gjendje për të luftuar tumoret e lokalizuara në mushkëri, lëkurë, stomak dhe në zorrë.

Ndikojnë dukshëm në ruajtjen e nivelit të kolesterolit në trup, prania e të cilit reduktohet për shkak të sasisë së lartë të fibrave të tretshme, të pranishme tek agrumet.

Prania e lartë e vitaminës C tek portokalli lufton radikalet e lira të cilat konsiderohen përgjegjës për disa sëmundje kronike ndër to dhe disa forma të kancerit dhe çrregullimeve kardiovaskulare.

Pirja e lëngut të portokallit na ndihmon për të mbrojtur veshkat dhe për të zvogëluar rrezikun e gurëve në to.

Përmbajtja e kaliumit tek portokalli është një aleat i mirë për mbrojtjen e zemrës, duke pasur parasysh faktin se një mungesë e mundshme mund të çojë në ndryshime të ritmit kardiak të njohur si aritmi.

Lëkura e portokallit është e pasur me beta-karoten e cila na ndihmon për të mbrojtur qelizat nga plakja.

LEXO EDHE:

Back to top button